Gabimi më i zakontë që bëjnë gratë kur gatuajnë do helmojë të gjithë familjen

Gjatë përgatitjes së ushqimit, amvisat duan të bëjnë sa më pak enë pis e sa më pak rrëmujë në aneks. Sigurisht të gatuarit në mënyrë “të zgjuar” kërkon të dini disa truke në mënyrë që t’i kurseni kohë vetes, por gabimi më i shpeshtë që bëni në kuzhinë lidhet me “Kros-kontaminimin” , ose ndotja në mënyrë të kryqëzuar.

 

Ky është një term shkencor që përdoret për mënyrën si mund të përhapen bakteret nga një produkt tek tjetri.

 

Në mënyrë që të shmangni këtë gjë duhet të përdorni thika të ndryshme në prerjen e ushqimeve të ndryshme. Mishin e pagatuar duhet ta mbani larg frutave e perimeve. Më poshtë ekspertët e AKU listojnë disa këshilla shumë të vlefshme, sidomos në stinën e verës kur rreziku i kontaminimit është edhe më i lartë.

Kjo ndodh kur merresh me mish të gjallë, mish shpendësh dhe fruta deti. Prandaj mbajini këto ushqime dhe lëngjet e tyre larg nga ushqimet që do të gatuhen.
• Ndani mishin e gjallë, mishin e shpendëve dhe frutat e detit nga ushqimet e tjera në karrocën e pazarit dhe në frigorifer.

• Nëse është e mundur, përdorni një dërrasë të ndryshme prerjeje për mishin.
• Gjithmonë lajini dërrasat e prerjes, enët dhe mjetet e tjera me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh.

• Vendoseni ushqimin e gatuar në një pjatë të pastër. Nëse e vendosni ushqimin e gatuar në pjatën që kishte mishin e gjallë, bakteret kalojnë nga mishi tek ushqimi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...