SKUADRAT E TJERA NISIN PUNËN, VLLAZNIA NË GJUMË

E ndërsa tek Vllaznia vijonë të mbeten ende në gjumë edhe pse së fundmi publikuan edhe një postim në Facebook ku kërkonin trajner e drejtore sportive deri më tani asgjë nuk ka lëvizur. Afati për dorëzimin e CV ka përfunduar dhe do të duhet të publikohen dhe emrat e kandidatëve që kanë arritur në fazën finale por akoma asgjë.

 

E ndërkohë që heshtja vijon tek ekipi kuqeblu në ekipet e tjera në Superiore apo në Kategorinë e parë kanë nisur punën ku shumë prej tyre kanë marrë edhe futbollistë të skuadrës shkodrane. Së fundmi ka qënë mbrojtësi Sedat Berisha i cili nga Vllaznia kaloi tek ekipi bardheblu i Tiranës.

 

Por egoja dhe uria e ekipeve të ndryshme shqiptare nuk ndalet këtu pasi siç bëhet me dije skuadra kampione e Shqipërisë mesa duket dëshiron që të marrë mesfushorin shkodran Ardit Krymi. Orges Shehi trajneri i Skëndeërbeut e ka parë me kujdes gjendjen e ekipit të tij gjatë ndeshjeve miqësore dhe ka dalë në konkluzionin që mesfushori kuqeblu e plotëson mësë miri skuadrën e tij për në sezonin e ri.

 

interesi për Ardit Krymin nuk ndalet këtu pasi është edhe skuadra e Partizanit që dëshirë ta afrojë pranë vetës futbollistin shkodran. Numri një i stolit të Partizanit Skënder Gega nuk është i kënaqur me ekipin e tij pasi e ka deklaruar se kërkon përforcime në të gjithë repartet dhe një ndër emrat që ka zënë vend në listën e teknikut është edhe Ardit Krymi.

 

Mesfushori ka kontratë me Vllazninë dhe ekipi kuqeblu nuk ka dëshirë ta lërë që të largohet duke marrë parasyshë që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Por pavarësishtinteresit të skuadrave të ndryshme shqiptare për të marrë lojtarët më cilësorë kuqeblu tek Vllaznia vijojnë të mos bëjnë asgjë për të vënë në lëvizjë ekipin në përgatitje për sezonin e ri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...