Po ndiqja lajmet në kuzhinë, kur ndjeva aromë të djegur! Historia e Katerinës si i shpëtoi zjarrit në Greqi

Nuk kanë të mbaruar rrëfimet e të mbijetuarve nga zjarri në Greqi, që ka shkaktuar deri tani 81 viktima dhe shumë të lënduar, ndërkohë që mendohet të jenë mbi 100 të humbur. BBC publikon rrëfimin e Katerina Pantelidis, e cila tregon se si arriti tu shpëtonte flakëve.

 

“Nuk patëm kohë të merrnim gjërat që na duheshin me vete. As rroba, asgjë, thjesht dolëm me vrap drejt portit. Gjithçka është djegur, gjithçka…

 

Dje, një zjarri i madh mbërtheu fshatin turistik të Mati-t. Katerina po shihte televizor kur flakët arritën në lagjen e saj.

 

‘Isha aty, në kuzhinë dhe po shihja edicionin e lajmeve kur ndjeva aromën e djegur. Dola jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur, aty pashë flakë. U ktheva brenda dhe zbrita poshtë për të shpëtuar qentë e mi, macen dhe sigurisht prindërit. Nuk merrja dot frymë. Mbuluam gojën me bluzat që kishim veshur’.

 

Zjarri kapi dhjetëra njerëz në makinë dhe ndërtesa duke iu marrë jetën.

 

‘Gjithçka është djegur, Flakët u përhapën gjithandej. Nuk di si ia dola, por duke vrapuar e duke kapërcyer zjarrin, mbërritëm në portin e Mati.

 

Të gjithë po bërtisnin aty nga frika, pashë një njeri të vdekur. Mu dogjën të gjitha gjërat e mia, shtëpia, jeta ime është djegur gjithashtu.Nuk gjen më gjë aty, janë shkrumbuar. Nuk kanë mbetur më as mure, vetëm hi’.

/Intervista e marrë nga BBC/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...