A do të ketë më Mirditë…?

Nga Gjergj Meta

Mirdita nuk është vetëm një nocion gjeografik. Është diçka më shumë dhe më e thellë. Mirdita është një realitet shpirtëror, nje areal antropologjik sui generis, unik në historinë e Shqipërisë.

Këtu u ruajtën të paprekura nëpër shekuj e shtrëngata tre përbërës që e bëjnë unike këtë zonë: identiteti shqiptar, ai religjioz katolik dhe juridik. Këtu, sikurse thotë poeti Primo Shllaku, u ngjiz kombi shqiptar.

Mirdita është histori e gojdhënë njëkohësisht, qartësi dhe kontradiksion në të njëjtën kohë, mal dhe qiell në të njëjtin vend.

Mirdita është shpirt dhe ky shpirt endet maleve e luginave, nëpër rrafshnalta e kulla te braktisuna.

Të braktisësh një vend nuk është vetëm braktisja e një shtëpie, por e historisë, e brezave, është një çrrënjosje. Të braktisësh Mirditën do të thotë të hedhësh në erë qindra vjet histori, një nga historitë më të bukura të trevave shqiptare.

Por për nevojat imediate nuk mendohet dëmi afatgjatë që shkaktohet. Prandaj nganjëherë pyes veten: edhe sa do të ketë Mirditë me mirditorë në të?

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...