Ulen rrogat e lojtarëve, Vllaznia pret paratë nga bashkia

Këshilli i Bashkisë së Shkodrës i ka hapur rrugë startit të punës në klubin e futbollit Vllaznia, me akordimin e 200 milionë lekëve të vjetra.

Pavarësisht se në pamje të parë duket një shumë e konsiderueshme, është minimale për një klub si Vllaznia.

Kjo, pasi më parë duhet që të drejtuesit e rinj të klubit

, që pritet të zgjidhen gjatë këtyre ditëve, me këtë shumë duhet të shlyejnë në radhë të parë pagat e prapambetura të stafit e lojtarëve e po ashtu, edhe të punonjësve të tjerë.

Mirëpo, edhe kjo shumë ende nuk mund të quhet e kaluar plotësisht në arkën e klubit.

Kjo shumë duhet që të miratohet nga Asambleja e klubit. Tashmë, ata duhet që të mblidhen dhe të japin viston për një kalim të tillë.

Do të jetë pikërisht edhe caktimi i administratorit të ri, që është një tjetër hallkë e domosdoshme për lëvrimin e fondeve te Vllaznia.

Por, ajo që është vënë re gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe miratimit të fondit prej 200 milionë lekësh të vjetra, është se këshilltarët bashkiakë nuk presin që të akordojnë shifra të majme për klubin.

PAGAT – Nisur nga mungesa e shumtë e fondeve që do të jenë në dispozicion të klubit të futbollit Vllaznia, ajo që është diskutuar dhe do të diskutohet është se pagat në këtë sezon nuk do të jenë të larta.

Një gjë e tillë është theksuar edhe herë të tjera. Në sezonet e shkuara, pagat e marra nga lojtarët dhe stafi teknik arrinin një shumë të konsiderueshme deri rreth 70 milionë lekë të vjetra në muaj.

Kësaj here, pagat e lojtarëve do të jenë ku e ku me ato të një sezoni më parë. Madje, do të ketë një rishikim të pagave edhe të lojtarëve ekzistues.

Një prej shembujve mund të jetë rasti Gocaj, një lojtar tepër i rëndësishëm për ekipin, i cili një sezon më parë mësohet se ka përfituar rreth 4 milionë lekë të vjetra në muaj, ndërsa në këtë sezon, nëse

do të jetë pjesë e Vllaznisë, shuma që mund të përfitojë do të jetë shumë më e ulët. Kështu do të veprohet me të gjithë./panorama-sport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...