Rihapet shtëpia e pushimit në Velipojë, Manastirliu: Gati për fëmijët e qendrave të përkujdesit

Pas shumë kohësh, është rihapur shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit social në vend.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 30 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës.

“Pushimet patjetër që identifikohen me fëmijët dhe nuk ka se si të bëjnë përjashtim fëmijët e institucioneve tona të përkujdesit.

Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës, në këtë qendër do të vijnë me 1 Gusht fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ dhe me radhë,

të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijët pa përkrahje prindërore, do të mund të kalojnë pushimet në këtë institucion të shtetit, për të gëzuar në këto ditë vere, si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Manastirliu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...