KONTROLLE PËR NDOTJEN AKUSTIKE NË VELIPOJË

Inspektoriati i Mjedisit ka bërë disa kontrolle në plazhin e Velipojës sa i përket ndotjes akustike. Inspektori Erdet Behari shprehet se nga 5 kontrolle në lokalet e muzikës nuk është konstatuar ndonjë problem për shkak se kanë respektuar oraret e përcaktuara. Në total ISHMPU ka 4 grupe në terren.

Inspektime janë bërë edhe në subjektet pranë lumit Buna, Drin dhe përgjatë liqenit të Shkodrës. Të gjithë këto subjekte duhet të lidhin një kontratë me

një firmë të liçensuar për evadimin e mbetjeve në mënyrë që të mos hedhen në lumenjtë apo liqen.

Për qytetin e Shkodrës, inspektori Behari shprehet se kontinierët për hedhjen e mbeturinave janë të

pamjaftueshëm. Inspektoriati i Mjedisit për dy muaj me radhë ishte në një kaos për shkak se mungonte kryeinspektori. Tashmë është komanduar Saimir Bushi duke bërë që gjendje aty ti rikthehet normalitetit.

STAR PLUS TV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...