Policë italianë patrullim në zonat turistike shqiptare

Policia shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë patrullim të përbashkët në zonat turistikë duke filluar nga data 16 korrik deri në 31 gusht.

 

“Ministritë e Brendshme të të dy Vendeve, për t’i ofruar një ndihmesë më të madhe numrit gjithnjë e në rritje të turistëve italianë, kanë vendosur të aktivizojnë, duke nisur prej datës 16 korrik deri në datën 31 gusht, disa patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare (Durrës, Sarandë dhe Vlorë)”, thuhet në njoftim.

 

Agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare për të lehtësuar kështu kontaktet e turistëve

italianë me autoritetet shqiptare si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në vend.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...