Pas bukës “i del boja” edhe djathit, e frikshme ç’ka konsumojmë

Vetëm pak ditë më arë u publikua lajmi se buka që ne konsumojmë përmbante ngjyrues.

Mirëpo, duket se jo vetëm buka qenka problemi i vetëm, pasi edhe djathi, një prej produkteve më të preferuara në familjet tona po na rrezikon jetën.

Sipas Top Channel, pas një eksperimenti të thjeshtë, që mund ta bej

secili nga ne, duke hedhur në djath betadinë apo jod shohim nëse djathi do të nxihet apo do të marri ngjyrën e mjaltit.

Nëse merr ngjyrën e zezë ai është i përgatitur me niseshte, ndërsa nëse merr ngjyrën e mjaltit ai është djath cilësor.

Nga eksperimenti ka dalë se djathi është i përgatitur me niseshte, pra qumështi zëvendësohet me niseshten, ç’ka për tregtarët ul koston dhe rrit fitimin.

Kristaq Bërxholli, profesor në UBT shprehet:

Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djath është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’.

Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor.

E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë

e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...