Tatimet mbyllin 7 hotele nga jug në vri, kontrolle edhe në Theth dhe Velipojë

Hetimi Tatimor vijoi edhe këtë fundjavë verifikimin e subjekteve në sektorin e turizmit.

Strukturat e specializuara zhvillua kontrolle në rajonin e veriut në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës e Thethit.

Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, 186 u gjobitën me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.

Kontrollet vijojnë dhe në bregdetin e Jugut ku Tatimet njoftuan se kanë bllokuar 7 hotele të cilët ushtronin aktivitet të paregjistruar në Drejtorinë e Tatimeve.

Sipas kësaj drejtorie hotelet janë gjobitur kryesisht për moslëshim kuponi tatimor punonjës të padeklaruar, mallra pa faturë por edhe për mosmbajtjes së pajisje fiskale në punë.

Disa prej hoteleve të bllokuara nuk ishin regjistruar pranë organeve tatimore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...