VIDEO/ Forcat speciale zbarkojnë në Velipojë, sekuestrojnë 1000 shezlongë

Forcat e Ndërhyrjes dhe Shpejtë dhe Policia Bashkiake e Shkodrës gati u përplasën me biznesmenët në plazhin e Velipojës. Kjo ndodhi natën gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike bregdetare gjatë, të cilit u bllokuan mbi 1 mijë shezllone dhe çadra pa leje.

Në operacion kanë qenë 150 forca policie. FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezlloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve, të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet.

Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij. Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe nëndrejtori.

Pas debateve, policia ka sekuestruar shezllonet, ndërsa operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës./AbcNews

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...