Si iku nga Shqipëria, Zlatko Dalic, trajneri që shkroi historinë me Kroacinë

Historike, Kroacia është në finalen e Botërorit 2018. Që në fillimet e saj, u shfaq si një skuadër e fortë, por askush nuk kishte guxuar të ëndërronte se Kroacia do të ishte finalistja e këtij kometicioni, dhe do të mbajë pesh zemrat e një kombi. Zlatko Dalic, është trajneri i cili e

mundësoi këtë ëndërr. Edhe pse nuk është një emër i njohur në botën e futbollit, ai është gati të shkruajë historinë.

Dalic e ka nisur karrierën e tij, me hapa të vegjël, duke drejtuar skuadra modeste. Pak kush e di që Dalic ka jetuar edhe në Shqipëri, pasi në vitin 2008-2009 ai mori përsipër të drejtonte

skuadrën e Dinamos. Me Dinamon ai fitoi superkupën shqiptare, por dha dorëheqjen në shkurt të vitit 2009 pasi humbi dy derbi rresht kundrejt Tiranës dhe Partizanit.

 

 

Por në vitin 2017, kombëtarja e Kroacisë i besoi atij fatin e skuadrës. Me modestinë më të madhe, Daic u shpreh se do vijonte punën me këtë skuadër vetëm nëse do arrinte ta fuste në Botëror. Ja doli, dhe jo vetëm kaq, por po shohim një Kroaci spektakolare,

e cila ka arritur të mposhtë skuadra vërtetë të forta si Argjentina dhe Anglia. Kroacia ende nuk e ka provuar humbjen në këtë kampionat botëror.

Ajo ka kaluar grupin ku ndodhej së bashku me Nigerinë, Islandën dhe Argjentinën.

Në fazën e eliminimeve, kroatët mposhtën Danimarkën dhe Rusinë pas ekzekutimit të penalltive. Mbrëmjen e djeshme Dalic arriti të shkruajë historinë, e ndërsa pritet që ti japi firmën e fundit.

 

*Fotoja kryesore, Zlatko Dalic në rrugët e Tiranës, 10 vite më parë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...