Në arrati prej 10 vitesh, 42-vjeçari vetëdorëzohet në Polici

Merr fund arratia 10-vjeçare e një 42-vjeçari që ishte shpallur në kërkim për vrasje me

dashje e kryer në bashkëpunim. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ylli ( Fatmir ), Vangjelaj, banues në Vlorë.

Ky i fundit është dënuar me 23 vite burg për vrasjen e një shtetaseje nga Ekuadori, që dyshohet e ishte prostitutë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal.

 

NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”.

Operacioni nga shërbimet e Drejtorisë Hetimore Qëndrore në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë

Tiranë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Njësinë Operacionale të Drejtorisë Hetimore Qëndrore si dhe në koordinim me shërbimin Policor Italian “Interforze” në Shqipëri.

Pas 10 vitesh kërkim, nga drejtësia Shqiptare dhe ajo Italiane, ndalohet 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në

bashkëpunim”.
Më datë 12.07.2018, në sajë të shkëmbimit të informacioneve në kohë rekord midis

strukturave të Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, në kuadër të operacionit policor i koduar “Fundi i arratisë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Ylli ( Fatmir ), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkresën Nr. 3077 të datës 24.04.09 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit Nr.45 të datës 25.03.09 të Gjykatës së Rrethit Vlorë e cila

e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal.
Vrasja për të cilën është dënuar ky shtetas është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.

 

Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– një automjet i markës “Ëolksvagen Passat”.
– një leje drejtimi e cila dyshohet e falsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar

– dy telefona celular
Ky shtetas ju dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane e cila e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...