RRUGA E VELIPOJËS “PEZULL” PËR 300 METËR

Nuk janë më shumë se 300 metër gjatësi që pritet të lënë pezull kalimin e automjeteve që shkojnë në drejtim të Velipojës.

Sipas inxhinierit të sigurisë rrugore, Gerti Rumija, po pritet konfirmimi i përfundimit të shpronësimeve, për të vijuar punimet edhe në këtë pjesë të mbetur.

Për momentin, kompania kontraktuese e ka të pamundur ndërhyrjen. Një vendim i dytë për shpronësimet pritet të zgjidh ngërçin.

Prej dy ditësh tashmë ka përfunduar më shumë se 1 km e gjysëm shtrim me asfalt në pjesën perëndimore, në periferi të Bërdicës. Brenda javës pritet të përfundoj deri në pikën që punimet janë të miratuara.

Përfundimi total i rrugës së Velipojës pengohet për shkak të shpronësimeve në një pjesë të atij aksi. Në javët në vazhdim pritet të ketë një vendim përfundimtar. Aktualisht, automjetet lëvizin përmes Bërdicës në rrugën e vjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...