Pas 27 vitesh, takohen për herë të parë sëbashku tre ish- futbollistë të Vllaznisë

Sporti gjithmonë është konsideruar si një mënyrë për të bashkuar njerëzit. Por në fakt ka edhe arsye të tjera që kanë ndihmuar në shpërndarjen e tyre në të katër anët e botës. Për shqiptarët pas viteve ’90, një arsye e fortë ka qenë emigracioni.

Kjo ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e tyre të jetojnë në vende të ndryshme. Ka ndodhur edhe me futbollistët e Vllaznisë së atyre viteve dhe jo më kot kemi veçuar një fakt shumë interesant të ndodhur paraditen e sotme.

Në ambjentet e hotel “Colosseo” në Shkodër janë takuar për herë të parë të tre sëbashku pas plot 27 vitesh tre ish- futbollistë të mirënjohur kuqeblu.

Bëhet fjalë për Hysen Zmijani, Viktor Brizën dhe Ilir Kepajn. Ka qenë miku i tyre i përbashkët Pjerin Pogu ai që na sjell foton me këto tre protagonistë të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Pas viteve ’90, Zmijani iku drejt Francës, Kepaj në Belgjikë dhe Briza në Greqi. Sëbashku të tre nuk janë takuar asnjëherë më parë dhe jo më kot takimi i sotëm i tyre ka qenë shumë i përzemërt dhe kuptohet që tema e bisedës së tyre ka qenë Vllaznia e artë e viteve ’80.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...