ZV/KRYEMINISTRJA SENIDA MESI: PO E BËJMË SHKODRËN

Zv/kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Laura Plishta në Star Plus TV, ka folur për projektet e qeverisë për Shkodrën.

Mesi tha se duke filluar nga muajt tetor-nëntor të këtij viti, hapet në Shkodër qendra e shërbimeve qeveritare me një ndalesë, ADISSA.

Tashmë është caktuar godina, ndërsa kjo qendër do të shërbejë për punësimin e 25 të rinjëve.

Mesi foli edhe për bashkëpunimin e qeverisë me bashkinë Shkodër. Ajo u shpreh se kërkohet një bashkëpunim me i mire dhe se është e gatshme për çfarëdolloj bashkëpunimi.

 

Mesi solli si shembull zhvillimin turistik të Shkodrës dhe rikonstruksionin e pallateve në “Xhabije”.

 

Mesi tha se të gjitha projektet aktuale që po zhvillohen në Shkodër janë investim i qeverisë, ndër to ajo përmendi rrugën e Thethit, të Velipojës dhe projektin e rikonstruksionit të Shirokës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...