Shiroka, fshati turistik ku fshihet magjia e historisëy

Fare pak kilometra larg Shkodrës, buzë Liqenit të Shkodrës, më i madhi në Ballkan, fshati i Shirokës, sot lagje e qytetit.

Plazhet e vogla që pa asnjë vështirësi kthehen në plazhe private pasi nuk zënë më shumë se dy familje dhe një traditë gastronomike të shquar janë ato çfarë Shiroka na ofron.

Fillimisht, Shiroka ka qenë një qendër besimi. Një ndër martirët më të mëdhenj të krishtërimit shqiptar,

dom Ndoc Noga e ka prejardhjen nga aty.

Kisha kushtuar Shën Rrokut, shenjt që tashmë është kthyer në festën tradicionale të fshatit, e rindërtuar pas viteve ’90 gëzon histori dhe lavdi që rrallë kishë në Shqipëri e ka.

Duke qenë një vend që daton shekuj më parë, disa shtëpi, pjesa më e madhe të pabanuara, përfaqësojnë

atë arkitekturën e veçantë të Shirokës, arkitekturë

që nuk mund të gjendet në krahina e zona të tjera as të Shkodrës e as të Shqipërisë. Aty pranë, në një kodër mbi shkollën e fshatit, qëndron akoma në këmbë Vila e Zogut.

Një vilë me arkitekturë italiane e cila u ndërtua

për mbretin e asaj kohe Ahmet Zogun, por në të cilën Zogu nuk erdhi asnjëherë.

Me ardhjen e komunizmit, ajo u kthye në Kamp Pionierësh dhe pas ’90

, është e paqartë çfarë ka ndodhur me të.

Plazhet e vogla, me breg guror ose shkëmbor, ku luahesh mes peshqve janë një tjetër tërheqje për tursitët që vijnë nga anë e kënd botës. Fjala bie,

para pak kohësh kam parë turistë izraelitë të cilët më thanë se

kishin ardhur të shtyrë nga një tjetër grup izraelitësh që kishte qenë më parë.

Sa për ato që pëlqejnë ushqimin, Shiroka zë “vendin e parë” në gjithë zonën e Shkodrës. Më i jashtëzakonshëm

se gatimi është forma e të gatuarit ku klienti e sheh krapin ndërkohë që zihet dhe pastaj teksa gatuhet për t’u

servirur në pjatë apo në tjegull, si një traditë që me shumë mundësi daton qysh para Krishtit.

Pra Shiroka, kjo zonë e paçmuar turistike duhet të jetë në sytë e të gjithëve si një vend që nuk duhet lënë pa u vizituar.

Më besoni, Shqipëria është më e bukur nga sa ju pandehni!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...