Mbrojtësi Berisha pretendon 10 mijë euro borxhe, reagon Vllaznia

Që pas përfundimit të kampionatit, lojtarët e Vllaznisë janë ankuar se kanë pa marrë tri paga mujore.

Mirëpo, klubi ka pasur një pikë në rregullore, që në rast zbritjeje nga Kategoria Superiore të skuadrës, lojtarëve do u mbahen si gjobë dy rroga.

Sot ka qarkulluar një lajm se mbrojtësi Sedat Berisha e ka çuar çështjen në FIFA dhe ka fituar gjyqin me Vllazninë. Mirëpo, në klubin shkodran mohojnë kategorikisht diçka të tillë.

“Panorama Sport” kërkoi një përgjigje zyrtare në klub në lidhje me çështjen e 28-vjeçarit nga Shkupi.

“Lojtari ka paraqitur një shkresë në klub ku pretendon se Vllaznia duhet t’i shlyejë 10 mijë euro detyrime të prapambetura.

Klubi Vllaznia i detyrohet lojtarit rreth 3 mijë euro, asgjë më tepër. Nuk ka pasur asnjë gjyq, qoftë në FSHF apo në FIFA me Berishën”, – thuhet në reagimin e klubit shkodran.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...