Një stuhi breshëri me përmasa të frikshme shkatërron gjithë të mbjellat në Pukë

Sot rreth orës 07:30 të mëngjesit, fshati Rrape në njësin administrative Rrape, bashkia Pukë është përfshirë nga njëstuhi breshëri në përmasa të frikshme.

Sipas banorve reshjet intensive të Breshrit kanë zgjatur për rreth dhjetë minuta duke krijuar një situatë të jashtëzakonshme.

Për pasoja janë shkaktuar dëmë kolosale në bujqësi. Të gjithë të mbjellat, përfshirë dhe frutorët e foragjeret kanë pësuar dëmtime masive dhe të parikuperueshme. Bashkia Pukë ka ngritur një grup pune për identifikimin e dëmeve në terren.

Ata thanë se breshër në këto përmasa nuk ka rënë kurrë më parë në këtë vend, ndërsa kanë pohuar se dëmet në bujqësi janë shumë të mëdha.

“S’kemi parë kurrë breshër në këto përmasa. Ka shkatërruar çdo gjë në bujqësi. Nga të mbjellat nuk ka mbetur më asgjë”,

thanë banorët e shqetësuar për gazetarin e “BalkanWeb”, -Armir Mehaj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...