NDERRUAN JETE NE BANESE BURRE E GRUA/ Flasin fqinjët: U habitëm por kohët e fundit ata kishin marrë… (FOTO)

Fqinjët e çiftit nga fshati Gjergjan i Elbasanit të cilët u gjetën të asfiksuar në banesë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërkohë që ngjarja dyshohet si vetëvrasje, shprehen se janë të shokuar nga kjo ngjarje.Banesat ndodhen vetëm pak metra larg njëra-tjetrës dhe në momentin kur ata kanë parë të mbërrijë policia, janë shokuar. Ata shprehen për Report Tv se burrë e grua, Shyqyri (Vasil) Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe jetonin vetëm, pasi fëmijët e tyre ndodhen jashtë vendit. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit Brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme.Na thanë që janë helmuar nga bombola e gazit, por sesi ka ndodhur nuk dimë gjë. Marrëdhëniet me fqinjët kanë qenë shumë të mira, s’kanë pas probleme. Me fëmijët nuk e di si i kanë pasur marrëdhëniet. S’kam ç’a të them.Fqinj i familjes Liçi
U habitëm kur e morëm vesh. Burrin e zuri gjumi mbrëmë dhe u habitëm kur pamë që erdhi policia, nuk e dimë se nga erdhi. Mendja në kapërcen ndonjëherë. Fëmijët i ka të larguar.Banore e zonës
I kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë, si i ndjeri ashtu edhe e shoqja. Kemi respekt. I përcjellim sot me dhimbje. Nuk dyshojmë për asgjë të keqe. Bashkëshortja ka qenë e sëmurë, ka nja dy vite, kurse ky vetë i shërbente. Madje kohët e fundit mori edhe dikë që iu shërbente në shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...