21-vjeçari i dënuar në Serbi, babai mes lotëve: Ta bëjë burgun në Shqipëri

Hysen Hoxha tregon në “Stop”, se i biri është kapur në shkelje në Serbi dhe vuan dënimin atje. Ai ka vetëm një lutje me të cilën i është drejtuar edhe Ministrisë së Drejtësisë. Hyseni kërkon që djali 21-vjeçar ta vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri.

Përgjigja institucionale është se në burgjet shqiptare nuk ka vende për të burgosur të tjerë. Në fakt “Stop” ka mësuar se burgjet shqiptare kanë 280 persona mbi kapacitet. Por nga ana tjetër, në Rec të Malsisë së Madhe është gati burgu më i ri në vend, me kapacitet 850 të dënuar. Ai ka 350 vetë staf, por mbahet akoma i mbyllur.

“Unë jam Hysen Hoxha, nga qyteti i Durrësit, mua më ka rënë një hall familjar. Djali im është kap në Serbi, unë e kam shumë larg në Serbi, dihet edhe pozicioni jonë si shtet, racizmi është shumë i lartë ndaj popullit tonë edhe shqiptarëve sa nuk arrij dot më të shkoj se është shumë larg”.

“Duke parë që djalin e kam shumë larg, u detyrova, i bëra disa shkresa shtetit tonë. Iu drejtova Ministrit të Drejtësisë, Presidentit të Republikës, iu drejtova Avokatit të Popullit, gjer tani më kanë kthyer disa përgjigje që edhe unë vetë nuk di çfarë të them. Nuk ka vende për ta mbajt djalin këtu…”

Gazetarja: Që nga momenti që është arrestuar djali keni pasur kontakte me të?

“Unë kam qenë vetëm një herë. Ai e vuan shumë. E vuan shumë burgun, sepse është shqiptar. Unë me këtë kërkesë i jam drejtuar edhe Shqipërisë sepse racizmi është shumë i lartë. Shqiptarët janë gjithmonë të shkelur, unë për këtë arsye iu drejtova qeverisë, që të ma sjellin në Shqipëri, ta vuajë dënimin këtu. Nuk kërkoj më shumë, të më sjellin djalin këtu dhe kaq”.

21-vjeçari ka shkruar një letër drejtuar instancave, ku kërkon që ta vuajë dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë. Ai kërkon që të shohë të afërmit dhe familjen të paktën një herë në muaj.

“Ju lutem të ma pranoni kërkesën time dërguar nga Ministria e Serbisë në lidhje me kryerjen e transportit tim, e kërkuar me dëshirën time. Arsyeja është se unë jam shumë i ri, në moshë 21-vjeç dhe kam një dënim shumë të madh për të vuajtur në burg, një dënim prej 6

vjetësh. Kam kryer një vit të dënimit dhe jam duke vuajtur shumë dhe për arsye të mungesës familjare, sepse familja nuk vjen dot për të më parë, sepse është një shpenzim i

madh dhe nuk i kanë mundësinë financiare që të vijnë nga aq larg. E di që kam bërë një gabim shumë të madh dhe këtë gabim jam duke e vuajtur. Por pavarësisht çfarë ndodhi të

paktën ta vuaja dënimin në vendin tim dhe të shikoja sikur një herë në muaj familjen, kjo do të më lehtësonte edhe mua vuajtjet dhe sidomos familjes time. Shpresoj që ta merrni parasysh kërkesën time, ju faleminderit”, shkruan 21-vjeçari në letrën e tij.

Paradoksi është ky, ekziston një burg në Republikën e Shqipërisë, që aktualisht rri i mbyllur. Burgu rri i mbyllur pasi nuk ka asnjë të burgosur.

Policja: Jooo…nuk ka të burgosur akoma këtu..

Gazetarja: Nuk ka të burgosur akoma këtu?

Policja: Jo

Sipas informacioneve aktualisht janë vetëm punonjësit dhe janë 350 të tillë. Është një investim i Bashkimit Evropian dhe ka një kapacitet për të pritur rreth 850 të burgosur. Siç

shihet edhe nga pamjet mund të themi që është një hapësirë më vete pasi ka rreth 15 hektarë tokë hapësirë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...