“Mos ki emocione, në Cërrik më myte”, ankesa që Bukuria i bën Ramës: Duhet qilizmë i thellë…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Kryeministri një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku u njoh dhe me disa raste te denoncuara nga qytetarë në platformë.Por Rama u përball dhe me qytetaren Bukurije Braka, e cila është bërë e njohur në dëgjesën publike në Cërrik, ku i tha Kryeministrit Edi Rama se kontrolli parësor është i dështuar.Braka u ankua se në qendrat shëndetësore nuk kishte as aparat tensioni ndërsa sot tha se problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.Biseda e plotëBukurie: Më sorollatnin edhe për gjëra që nuk ishte nevoja të vinin deri në Kryeministri këto shqetësime.Rama: Mos ki emocione, fol si në Cërrik, se në cërrik më myte fare, bjeri fort tani.Bukuria: Jo unë kam këtë hallë tani.Rama: Hë thuaje.Bukuria: Po ta kishim si kjo zonja këtu, unë me ju jam shumë e kënaqur.Rama: Si t’ia bëjmë tani.Bukurie: Atje duhet një qilizmë i thellë atje më shumë kohën e punës e kalojnë në lokale.Rama: Jam dakord Bukurie se duhet qilizmë e thellë dhe atë e realizojmë vetëm nëse kem këtë bashkëpunim me njerëz që vuajnë nga administrata, por nuk dorëzohen, si është rasti yt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...