S’kanë fonde për hotelin, Lojtarët e kombëtares flenë në rrugë

Një tjetër ngjarje e turpshme ka ndodhur me lojtarët e kombëtares së ragbit të Zimbabves, ku të rinjtë janë detyruar të flenë në rrugë.

Ata kanë ngelur praktikisht në rrugë përpara ndeshjes që do të zhvillohet në Tunizi, pasi skuadra nuk ka fonde për akomodim dhe lojtarët janë detyruar të flenë rrugëve.

Një prej lojtarëve të ekipit, Takudza Mandiwanza, u shpreh për radion kombëtare:

Ne nuk jemi paguar gjatë qëndrimit tonë në Keni, ne nuk kemi marrë as të hollat pas ndeshjes.

Jemi të uritur tani. Situata është shumë zhgënjyese dhe dëshpëruese”.

Ai ka shtuar se deri tani janë ushqyer me sanduiçët dhe pijet që u ka blerë trajneri, De Villiers me paratë e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...