Aeroportit në Kukës i del bari

Ende pa u vënë në punë, aeroportit të Kukësit do t’i duhen investime të reja. Shkurret kanë mbërritur gati në pistën e aeroportit.

Edhe rrethimi pothuajse në gjithë gjatësinë e tij është mbuluar me bimësi të larta.

Që kur përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, aeroporti nuk është vënë asnjë ditë në punë, ndërsa për kuksianët vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për zonën.

Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.

Kryeministri Rama paralajmëroi pak muaj më parë se aeroporti i Kukësit do të jete operativ në vjeshtë.

Pengesat e fundit ligjore janë hequr përpara dy vjetësh me ndryshimi e marrëveshjes koncesionare me Rinasin, i cili nuk ka më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare./TCH/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...