Pas largimit nga Botërori, FIFA dënon Serbinë përsëri

Organi qeverisës i futbollit botëror (FIFA) ka gjobitur Federatën e Rusisë dhe të Serbisë, pasi tifozët e këtyre kombëtareve kanë mbajtur pankarta me përmbajtje raciste.

FIFA shprehet se më 30 qershor janë shfaqur pankarta me përmbajtje neo-naziste gjatë ndeshjes mes Rusisë dhe Uruguait, që u zhvillua në kuadër të Kampionatit

Botëror të Futbollit. Federata ruse është urdhëruar që të paguajë 10 mijë dollarë gjobë.

FIFA ka thënë se pankartat përfshinin edhe numrin 88, kod i përdorur nga neo-nazistët për përshëndjetjen “Heil Hitler”.

Kurse Federata serbe është urdhëruar që të paguajë 20 mijë dollarë, pasi tifozët serbë kanë mbajtur pankarta për të festuar një grup nacionalist të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...