20 gjëra që mund të bëni në Shqipëri

Oh, Shqipëria! Si shumë vende të tjera të Ballkanit, kishim dëgjuar vetëm për historinë politike dhe nuk ushqenim pritje të mëdha, shkruan faqja e njohur turistike travelsofabookpacker.com.

Por, tani mund të themi se është një nga vendet e preferuara dhe nuk mund të flasim veçse mirë për të gjitha gjërat e bukura që mund të bëni në Shqipëri.

Natyra në Shqipëri është fenomenale, përfshirë male të thepisura, lumenj, liqene dhe plazhe fantastike. Kompletohet me disa qytete antike të UNESCO-s dhe me çmime të leverdishme si në ëndërr… thjesht destinacionet më të mira për pushime.

Kemi ( aksidentalisht) kaluar katër javë nëpër rrugët e Ballkanit dhe donim t’ju demonstronim varietetin e gjërave fantastike për t’u parë në Shqipëri. Kështu që, nëse pyet çfarë të bësh në Shqipëri, ne ju japim informacionin e duhur

1) Ekskursion në Valbonë

Kush e dinte që Alpet shqiptare ishin vende impresionante për ekskursione impenjative me terrene të vështira? Ne jo! Derisa u ftuam nga blogera të tjerë në këtë aventurë.

Ekskursioni nga Thethi në Valbonë zgjat nga 6-8 orë dhe paraqet peizazhet më të bukura që kemi parë në udhëtimin tonë.

2) Vizitë në kështjellën ”Rozafa” në Shkodër

Vizita në qytetin e Shkodrës meriton vizitë një ose dyditore dhe kështjella e saj është pjesa më interesante e qytetit. Pamje magjepsëse me histori mbresëlenëse.

3) Të shijosh një birrë në barin rrotullues në Tiranë

Po. E lexuat mirë! Të pish birrë duke u rrotulluar 360º dhe duke shijuar panoramën e Tiranës nga çdo cep. Bari ”Sky Tower” është i hapur çdo ditë, por perëndimi i diellit është një moment magjik duke qënë i ulur dhe duke u rrotulluar.

4) Vizitë në muze në bunkerin e braktisur

Nuk do të qëndrosh kurrë pa vizituar gjërat e çuditshme në Shqipëri, por të vizitosh BUNK ART Tiranë është e këshillueshme. Është një nga shumë bunkerët e ndërtuar nga diktatori Hoxha, i cili tani i përket historisë së Shqipërisë. Është vërtet shumë interesant dhe informativ. Kanë arritur të hapin edhe një të dytë në qytet.

5) Merr teleferikun për të parë pamjet më të bukura të Tiranës

Pak më jashtë qytetit gjendet mali i Dajtit me disa pamje shumë të bukura panoramike. Në zonë ka shumë vende për ekskursione. Restorantet lart kanë një ushqim të shijshëm dhe pamje fantastike në perëndim të diellit.

6) Kampingjet në plazhet më të bukura të Shqipërisë

Kishim programuar të kalojmë një javë në bregdetin shqiptar, por arritëm të bëjmë dy javë. Ishim pikërisht në fundsezoni ( shtator) dhe në shumicën e plazheve ishim të vetëm. Kampingu në Shqipëri është i ligjshëm dhe gjetëm shumë vende fantastike në ditët e qëndrimit.

7) Vizito plazhet ku mund të ecësh

Përgjate vijës bregdetare të Shqipërisë ndodhen shumë restorante dhe hotele. Ndërsa shumë prej vendeve janë te arritshme nga njerëzit, disa prej tyre kërkojnë ecje në këmbë për t’u arritur. Ecja nëpër këto vende ka bëre që shumë njerëz t’i frekuentojne këto vende të qeta për të kaluar ditën . Të preferuarat tona ishin plazhi në Gjipe dhe një gji në veri të Livadhit.

8) Vizito Beratin. Qytetin e një mbi një dritareve

Në realitet nuk ia dolëm pasi duhet të shtonim disa kilometra dhe nuk arritëm ta vizitonim.

Kemi dëgjuar gjëra pozitive mbi qytetin dhe sigurisht do jetë në axhendën tonë të ardhshme. Mund ta vizitosh Beratin me nje ditë udhëtim nga Tirana.

9) Shikoni çatitë me rrasa guri në qytetin e vjetër të Gjirokastrës

Ështe një qytet në pasurinë e UNESCO-s dhe gjithashtu një qytet i adhuruar. Ky qytet historik daton që nga shekulli XVII dhe dallohet për ndërtesat e tij prej guri. Edhe çatitë janë realizuar në mënyrë impresionante me pllaka guresh njëra mbi tjetrën. Nga kalaja qyteti ka nje pamje panoramike. Ka edhe shumë restorante dhe bare nëpër rrugët e qytetit.

10) Zhytuni në ujrëat e ngrohta të Bënjës

U përpoqëm për këtë rast dhe dhe ia dolëm. ishte një zbulim i madh. Vetëm gjashtë kilometra në një rrugë me kthesa nga qyteti i vogël i Përmetit arrihej në një lumë me një urë antike dhe disa pishina artificiale prej gurësh. Uji është i një temperaturë të ngrohtë krijuar nga aktiviteti gjeotermik poshtë tokës.

Era nuk është e pëlqyeshme nga era e squfurit, por ambientohesh shumë shpejt, ndërsa bën banjo dhe një pamje fantastike përreth. Kushton 200 lekë, pak a shumë 1,5 euro për dy persona, dhe ka parkim. Është e mundur edhe kampimi natën nëpër pishinat termale.

11) Eksperimento dhe shiko fshatrat e vegjël ndërsa i jep makinës

Shqipëria është një vend fantastik për udhëtimet në rrugë. Rugët shpeshherë janë me gropa, rrugë me një korsi , me kafshë të shumta, dhe makina bujqësore në rrugë. Kështu që mos planifiko asgjë që ta arrish me shpejtësi. Por, ndërsa nget mund të jesh i vëzhguar me kuriozitet nga bujqër dhe fëmije që po bëjnë punët e përditshme.

12) Hani byrek (mëngjes, drekë, darkë)

Ky ushqim i shkëlqyer është i pranishëm në pothuaj gjithë Ballkanin dhe pothuaj për ne u bë ushqimi bazë për tre muajt që qëndruam atje. Është i përbërë prej brumi, spinaqi, djathi apo mishi. I thjeshtë, me shije dhe ekonomik, 70 cent një. Gjendet në të gjitha furrat e Shqipërisë.

13) Noto në ujërat kristal

Kishim dëgjuar që plazhet e Shqiperisë ishin të bukura, por nuk e dinim se çfarë na priste. Por, tani, uau… Nuk besoj se kemi parë ujëra kaq të pastra. Kemi qenë edhe në ishujt Fixhi, në Kubë dhe në ishujt grekë. Nuk mund të shikosh këto ujëra pa u kredhur direkt. Këtë gjë e bënim çdo ditë.

14) Shijoni të paktën 10 tipe trileçesh

Në realitet jemi prezantuar me këtë ëmbëlsirë në Malin e Zi, por jemi të bindur se është një specialitet shqiptar. Një tip torte si sfungjer e përbërë nga qumësht dhe pana dhe mbi të një shtresë karameli. Çdo restorant, furrë, nënë shqiptare ka recetën e saj me një miks qumështi dhe karamele, kështu që duhen provuar disa tipe.

15) Hani peshk të freskët me cmime vërtet të leverdisshme

Shqipëria ka peshk dhe është i lirë. Hëngrëm në disa restorante të ndryshëm gjatë vijës bregdetare dhe kudo ishte i lirë dhe i shijshëm. Një pjatë mesatare ishte pak a shumë 5-10 euro bashkë me një pije dhe pjatë shoqëruese.

16) Vizito shkollën e parë shqipe në qytetin e Korçës

Korça ishte një kalim i detyrueshëm për të shkuar në Maqedoni, por më në fund u dashuruam me të. Ka disa vende tërheqëse që mund të vizitohen brenda dy ditësh dhe ka shumë vende të mira ku hahet ushqim i shijshëm. Një nga vendet më tërheqëse është shkolla e parë shqipe që tani është Muze Kombëtar. Ishte hapur për herë të parë në 1878 dhe kishte si qëllim mësimin e gjuhës tek fëmijët.

17) Shiko pamjen e Korçës nga obelisku panoramik

Në fund të rrugës pedonale gjendet një kullë ku mund të hipësh me ashensor dhe të shijosh pamjen dhe ne menduam pse jo? Panoramat janë vërtetë të bukura. Përsa mund të themi është vetëm një atraksion turistik dhe nuk ka kuptim tjetër.

18) Gjej dhe shiko bunkerët

Një udhëtim në Shqipëri nuk mund të quhet i plotësuar pa mësuar diçka mbi të kaluarën. BUNK’ART është një mënyrë e shkëlqyer për t’u prezantuar me bunkerët e Shqipërisë. Ata janë gjithandej. Enver Hoxha ndërtoi 170 000 bunkerë në rast sulmi. Kështu që kudo që shkon, bëj kujdes. Disa janë kthyer në kafe dhe strehim, disa janë dekoruar, disa në kasolle për bagëtitë.

19) Merr tragetin për në liqenin e Komanit

Ky udhëtim i bukur është obligim nëse ndodhesh në zonën e Shkodrës. E bëmë si udhëtim pasi u kthyem nga Thethi në Valbonë. Panoramat që pamë ishin vërtet mahnitëse.

20) Vizito Syrin e Kaltër

Këto janë burime natyrore nga ku del uji më i pastër dhe më i ftohtë që kemi parë ndonjëherë. Më i famshmi ndodhet midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është edhe një tjetër rreth 2,5 orë më këmbë ose 30 minuta me makinë nga Thethi. Preferuam këtë të dytin.

Siç mund të shihet Shqipëria është e mbushur me gjëra të bukura për të bërë dhe pjesa më e madhe e tyre janë shumë ekonomike . Shtatori ishte muaji perfekt për të vizituar Shqipërinë dhe klima ishte akoma e pabesueshme (27-32°C) dhe ka pak turistë të mbetur nëpër plazhe.

Atëhere, çfarë po pret ? Planifiko udhëtimin tënd në Ballkan!.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...