Kapiteni i Zvicrës: Ja pse festova edhe unë me shqiponjë

Kapiteni i Zvicrës, Stephan L ichtsteiner, ka treguar solidaritet me lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirit, Valon Behramin dhe Blerim

Xhemajlin. Edhe ai është parë të festojë me simbolin e shqiponjës.

“Ne duhet t’i ndihmojmë ata. Janë njerëz të shkëlqyer dhe lojtarë të shkëlqyer. Kam folur me shumë njerëz, me baballarët e

tyre, të cilët më kanë shpjeguar pikëpamjen e tyre për atë që kanë kaluar.

Ishte një presion ekstrem, ndaj mendoj se është normale të festosh kështu. Nuk mendoj se Zvicra ka një problem në këtë rast.

Të gjithë e dinë se janë shtetas të dyfishtë, zviceranë me origjinë kosovare.

E rëndësishme është t’i ndihmojmë ata. Është pjesë e kulturës së tyre dhe kanë gëzuar ashtu. Kishte shumë provokime dhe ishte e vështirë për ne, më shumë për lojtarët me origjinë kosovare”, –

ka shpjeguar mes të tjerash kapiteni i Zvicrës për mediet zvicerane.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...