ALARMI/MEDIAT ITALIANE: PO “PUSHTOHET” SHQIPËRIA, BE HAP SYTË!

Prej disa javësh në Shqipëri në media dhe jo vetëm diskutohet për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh.

Gjithçka filloi me deklaratat e kryeministrit te Bullgarisë dhe Austrisë të cilët e kanë zgjedhur potencialisht Shqipërinë si kampin e refugjatëve të ardhur nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes.

Jo më larg se dje Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se po i propozohet vendeve të besë që emigrantët te mos lejohet të shkojnë në Evropë, por të mbyllen në kampe në Shqipëri nga ku do të bëhet verifikimi nëse janë refugjatë e të ikur nga lufta apo diskriminimi fetar etj.

Ndërkohë sot gazeta italiane “Ilgiornale” shkruan se Shqipëria është pushtuar nga emigrantët që vijnë nga Siria të cilët po kërkojnë azil. Gazeta shkruan se këta emigrantë ndahen në dy kategori; nga ata që duan vërtetë të jetojnë në Shqipëri duke e parë atë si një vend shumë më të mire për të jetuar si vendi i tyre, por dhe grupi i dytë nga ata që e shohin Shqipërinë si vend për të pushuar pak e për tu paisur me dokumente të rregullta në mënyrë që të emigrojnë në mënyrë të ligjshme drejt Evropës.

Shqipëria është bërë një skenë e vërtetë për refugjatët që udhëtojnë në rrugën e Ballkanit, duke pasur parasysh forcimin dhe monitorimin masiv të kësaj rruge në muajt e fundit.

Rruga klasike ballkanike fillon nga Turqia dhe Greqia, pastaj kalon nëpër Maqedoni dhe Serbi për të arritur në zemër të Evropës: Hungari, Austri, Gjermani dhe Itali.

Shumë emigrantë kanë filluar të marrin në konsideratë kalimin e tyre drejt Shqipërisë. Duhet të theksojmë se nuk është më një ndalesë e ndërmjetme, por një destinacion final, i demoralizuar nga fakti se Serbia dhe Maqedonia kanë vendosur të mbyllin kufijtë e tyre, po ashtu dhe Hungaria e Orbanit.

Dhe pikërisht për këtë arsye, në javët e fundit, qendrat pritëse të Tiranës janë pushtuar nga mijëra e mijëra refugjatë, të cilët kërkojnë me dëshirë të qëndrojnë në Shqipëri. Zyrat administrative u ‘përmbytën’ me kërkesa për azil nga njerëzit kryesisht nga Siria.

Për shumicën e emigrantëve, vendi i vogël ballkanik, nga e cili vetëm disa vite më parë qindra njerëz u larguan në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, duket se është rruga e tyre e vetme. Por jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë.

Shumë refugjatë, në fakt, preferojnë të kërkojnë azil politik në Shqipëri, me qëllim që të kursejnë kohën dhe pastaj të përpiqen të lëvizin, pasi të kenë marrë dokumentet e rregullta. Ata duan të lëvizin drejt vendeve të Evropës Veriore, kryesisht si Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Me gjithë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të sjellë përpara Frontexin, një sistem për kontrollin dhe menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE, Brukseli nuk duket se ndihmon aq shumë kryeqytetin shqiptar, me ato që kanë deklaruar së fundmi për Shqipërinë.

info nga : Ilgiornale.it

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...