Varrezat Misterioze në Vuksanlekaj

Tuz, Malësi e Madhe (pjesa nën Malin e Zi) në një ekspeditë në Varrezat Misterioze në Vuksanlekaj të Hotit në Malësi të Madhe.

Ajo që ndoshta vlen të ceket janë varrezat e fshatit, që i kanë fascinuar të gjithë që i kanë parë. Ato janë të periudhës para se Vuksan Leka është rikthyer në pronat e veta dhe vlerësimi i lashtësisë së tyre ndryshon nga 200-800 vjet, por disa i cilësojnë shumë më të lashta.

Janë diku rreth 30 varreza të gdhendura në gurë, të larta prej 1 m deri 1,50 m, të kthyera me kokë nga perëndimi. Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme, si edhe në vetë pllakën mbuluese.

Në to gjen të gdhendura simbole nga më të ndryshmet, si të femrave të stolisura, me parzmore, kryqa që janë të lidhur me simbole të tjera, kryqi i trefishtë, hëna e plotë, gjysëmhëna, dielli, ylli gjashtëcepësh, rrathë ciklik, trekëndëshi, katrorët, shkop barinjsh, gjarpërinj, element nga bota shtazore dhe bimore, fëmija pa kokë, nëna me foshnje, burri i moshuar, një gdhendje që i përngjan shqiponjës dykrenare me krahë të ngritur, shpata, gjarpëri i lakuar që mbi kokë ka gjysëmhënën dhe diellin apo një rreth që në brendësi ka një lule me gjashtë petale – apo diku edhe tetë, kryqi kelt i formës së iksit, brirët e dhisë mbi kryqin që ka formë të rregullt në gjerësi dhe gjatësi, dua të ceki këtu se pothuaj të gjithë kryqat që paraqiten aty janë të gjatësisë dhe gjerësisë së njëjtë, shkopi i ndonjë prijësi dhe shumë gdhendje në gurët e tjerë, që kërkojnë kohë dhe ekspertizë që të identifikohen dhe të studiohen që më në fund t`i interperetojmë dhe të kuptojmë se çfarë deshën të thonë ata që i punuan, pra çfarë mesazhesh përçojnë.

Do të ishte mirë që këto gjëra, të cilat u përmendën këtu, të studiohen gjithnjë e më shumë dhe njerëzit kompetentë të merren shumë më seriozisht me to, sepse vetë banorët e Vuksanlekajve e kanë bërë shërbimin e tyre më të mirë, duke i ruajtur ato dhe duke u kujdesur për to 200 vitet e fundit, kohë këto kur janë zhdukur shumë elemente të trashëgimisë sonë.

Ka ardhur koha që me to të merren organet e specializuara, dashamirëse dhe të zhveshura nga “izmat” jashtëshkencore.

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...