“Mallkimi” i Vllaznisë ndjek ish-trajnerët e saj. Cungu e Gjoka mbeten pa punë

Ecuria jo e mirë që patën në sezonin e fundit në drejtimin e Vllaznisë, i
ka penalizuar jo pak dy ish-trajnerët e saj Armando Cungu dhe Ernest Gjoka.

Këtë e tregon më së miri edhe fakti që sot ata të dy janë të papunë.

Pavarësisht ndonjë diskutimi apo aludimi për uljen e shkodranit në pankinat e Laçit dhe Partizanit, tashmë këto skuadra i kanë përzgjedhur trajnerët.

Rënia e Vllaznisë nga Superliga ka qenë një kosto jo e vogël për këta trajnerë, ndonëse dihet që nuk kanë qenë vetëm fajet e tyre për këtë dështim.

Skuadrat e Superligës tashmë thuajse i kanë plotësuar pankinat e tyre teksa ka vetëm një dilemë nëse Ilir Daja do të largohet apo jo nga Skënderbeu për tek Flamurtari.

Pankina e vetme që mbet bosh pritet të jetë ajo e korçarëve por tashmë vështirë ta lakmojë më kush.

Ja si paraqitet situata me pankinat e skuadrave të Superligës në prag të nisjes së sezonit të ri:

Skënderbeu- Ilir Daja?

Kukësi- Peter Pacult

Luftëtari- Milos Kostiç

Laçi- Besnik Prenga

Partizani- Skënder Gega

Flamurtari- Ilir Daja?

Teuta- Blendi Shkëmbi

Kamza- Pietro Vierchowod

Tirana- Ze Maria

Kastrioti- Elvis Plori

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...