111-vjeçarja që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Ford.

Mrika Mrnaçaj, ishte 110-vjeçare, kur, në vitin 1974, mbërriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri. Në vendin që kishte lënë pas mbretëronin frika, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e të tjera dukuri të kësaj natyre. Në New York, ajo jetoi me dy djemtë e saj, Marash dhe Peter Mrnaçaj, ndërkohë që djali tjetër i saj, Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi 25 vjet në burgjet e tmershme komuniste, kurse familja e tij u dërgua në kampin e internimit në Savër të Lushnjes.

Gazeta njujorkeze e asaj kohe “The Broënsville Herald” (5 November 1975 – Page 16) ishte e para që do të shkruante, gati katër dekada më parë se: “Edhe pse më të sigurt politikisht në Jugosllavi, Znj Mrnacaj – përfundimisht kishte kërkuar për të lënë atë vend – dhe emigruar në SHBA, duke i thënë avokatit të saj se dëshira e saj ishte që të jetonte dhe të vdiste në një vend të lirë”.

Dëshira e saj më në fund u plotësua në dhjetor 1975, shtetësinë e saj amerikane e nënshkroi Presidenti i atëhershëm I Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford. Lajmi që një grua 111-vjeçare ishte bërë qytetare amerikane pati jehonë të madhe në shtypin amerikan, në agjensitë më prestigjoze të lajmeve dhe në televizionet më kryesore të vendit. Një nga djemtë e saj, në Yonkers – New York, kujton sot: “Dy ditë mbasi ajo arriti këtu në Amerikë, shkova në zyrën e avokatëve. Kur avokati im pa datën e lindjes së saj më tha se ky është lajm sensasional dhe duhet të njoftohen për këtë televizionet dhe gazetat.

Ai fillimisht bëri një telefonatë në një gazetë locale (The Broënsville Herald) e cila, e botoi menjëherë lajmin”. Prej nga ajo telefonatë dhe nga lajmi i botuar në atë gazetë, më shumë se 10 kanale të lajmeve dhe gazeta anembanë në SHBA, kontaktuan me dy djemtë e saj Marash dhe Peter duke kërkuar informacione në lidhje me nënën e tyre. Në këtë histori u përfshi edhe një kongresist, i cili ishte me ndikim atëhere në Washington – Mario Biaggi. Kongresisti Mario Biaggi thuhet se ka kontaktuar drejtëpërsëdrejti me Presidentin Ford dhe e informoi atë që ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në New York dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane .

Sipas gazetës “The Broënsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane dhe brenda një jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan . Shtypi amerikan i asaj kohe e ka cilësuar si një rast të rallë, i pari e i vetmi i tillë deri tani në historinë e emigracionit amerikan. Mirëpo, lajmi nëpërmjet kanaleve të spiunazhit (Misonit të Përhershëm Shqiptar pranë OKB-së në New York) mbrriti “vetëtimthi” edhe në Shqipërinë komuniste dhe natyrisht që nuk u kapërdi kollaj nga regjimi diktatorial në Shqipëri.

Mbasi pasojat e tij, do t’i vuante djali i saj Nikolla dhe familja e tij në kampin e internimit në Savër – Lushnje. Me vetëm tre deshmitarë të rremë Nikolla u arrestua dhe u dënua, për agjitacion propogandë me 10 vjet burg. Ai bëri 9 vjet e disa muaj deri sa u lirua për arsye shëndetësore mbasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdiq në kampin e internimit në Savër të Lushnjes.

Tragjedia do ta godiste edhe njëherë familjen, kur një prej nipave të saj – Nick Mrnaçaj i biri i Marrashit, dhe Mrise Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jetën e tij me 22 Prill, të vitit 1990, në moshen 31 vjeçare, pas një demonstrate kundër regjimit të Tiranës në SHBA. Prefektura e Uestçeterit (Westchester) e ka shpallur si simbolin e antikomunizmit shqiptaro-amerikan duke e quajtur “Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Kjo prefekturë, ku banonte, në zonën e Nju Jorkut, ka caktuar edhe një ditë fundprilli si ditë përkujtimore e emëruar “Ditë e lirisë shqiptare – Nik Mrnaçaj”.

Shqiperia e lirë dhe demokratike, më 1993, i akordoi nipit të Mrikë Mrnaçajt, Nick Mrnaçajt, me vendim të posaçëm nga ish Presidenti i parë demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me morivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci”. Një shkollë fëmijësh e ciklit të mesëm në Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”.

Nga Beqir Sina

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...