RRUGA E RE E VELIPOJËS QË “IZOLON” NJË FAMILJE

Prej vitesh kalojnë nga njëra anë e kanalit në tjetër përmes një ure të ndërtuar më dërrasa. Megjithatë, që prej fillimit të punimeve në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, kanë mbetur pothuajse të izoluar.

Kompania kontraktuese e rrugës nuk u ka ndërtuar një urë nornale si shumë të tjera në të gjithë gjatësinë e saj.

Ky është problemi i familjes Petrani, e cila jeton pak kilometër sapo kalon Trushin.

E zonja e shtëpisë, Violeta Petrani, për Star Plus TV shprehet se ky problem nuk po gjen zgjidhje ndër kompania që ka ndërtuar të gjithë rrugën u ka deklaruar se do të hiqet adhe ura prej druri, e cila është amortizuar tej mase.

Familja Petrani është gjithashtu në vështirësi të madhe ekonomike, ndërsa prej gjashtë muajsh tashmë nuk merrë as ndihmën ekonomike, me arsyet e përhershme të mosplotësimit të pikëve.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës së Velipojës janë ndërtuar një numër i madh urash për të kaluar kanalin anësor të kullimit, ndërsa në shtëpinë Petrani askush nuk është shqetësuar për të gjetur një zgjidhje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...