Vret 19-vjeçaren, më pas qëllon edhe veten në Rrugën “Don Bosko”

Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku një 31 vjeçar ka vrarë me pistoletë një vajzë 19-vjeçare dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë viktima është vajza 19-vjeçare Xhuljeta Çuni me origjinë nga Vinjolli i Kurbinit, ndërsa autori i cili ka mbetur i plagosur është Xhafer Mata nga Kalimashi dhe të dy jetonin në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me nje vrasje pasioni, pasi vajza ka refuzuar dashurinë e 31-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë brenda këtij viti, ku një djalë kryen vrasje për krim pasioni. Në fillim të vitit (21 janar 2018) Aldison Belulaj qëlloi me pistoletë studenten e drejtësisë, Ariela Muratin dhe më pas pistoletën e drejtoi nga vetja, ngjarje kj e ndodhur para spitalit Universitar Nënë Tereza në Tiranë.

Njoftimi zyrtar i policisë

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...