Vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi drejt lirimit, ja arsyeja

Fadil Kasemi, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Fildes Hafizi më datë 31.08.2017 mund të lirohet në fillim të muajit shtator.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Kasemi pritet të lirohet për shkak të tejkalimit te afateve të paraburgimit, pasi çështja nuk është shyqrtuar ende nga gjykata si pasojë e reformës në sistemin e drejtësisë.

“Sapo pritej të niste proçesi gjyqësor, doli një vendim i dytë i Gjykates së Lartë, e cila bëntë një ndarje te çëshjeve para dhe pas gushtit dhe Gjykata e Tiranës iu drejtua Gjykars së Lartë, por kjo gjykatë është në ngerç për shkak të Reformës në Drejtësi.

Në këtë moment, kam parë një shqetësim të shtuar të familjarëve të Fildes Hafizi. Motra e saj më tha që unë nuk do të gjej qetësi derisa vrasësi të dënohet”, u shpreh gazetarja në ‘Studio e Hapur’.

Ndërsa për juristin Clirim Gjata, zvarritja e çështjes mund të jetë bërë edhe me qëllim në mënyrë që Kasemi të fitojë lirinë. “Gjithësesi kjo do të ishtë një e rëndë për drejtësinë dhe për shoqërinë”, shtoi Gjata

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...