TENTOI TE VJEDHE NJE BANESE/ Arrestohet 33-vjeçari në Shkodër, si ra pre e “KURTHIT” të Policisë (VIDEO)

Bie ne kurthin e policise grabitësi i banesave në Shkodër. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin S.D, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ai eshte prangosur teksa tentonte te vidhte nje banese me arme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”

Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.

Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder,

pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.D., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...