Sërish taksë për kukësianët në Rrugën e Kombit.

Reagon zyrtari i PD: I ke bërë llogaritë gabim Edi Rama. Harroje se kukësianët do paguajnë!

Pas protestës së 31 Marsit ku u dogjen “toll-et” në Rrugën e Kombit, taksimi u ndërpre. Pritet që të rifillojë së shpejti ndërsa burimet thanë se për kukësianët taksa do jetë 200 lekë të reja (vajtje-ardhje) dhe koncensionari do ta suportohet nga qeveria.

Por duket se PD që ka mbështetur protestën e kukësianëve nuk është dakord. Ata kërkojnë zerim të kësaj takse. Në një status në facebook, kreu i grupit demokrat, Edmond Spaho shkruan:

“Ne media po lexoj qe Kryeministri ka vendosur te provoje edhe nje here taksen e rruges se Kombit.

Kryeministri i pacipe nje muaj pasi u tha me fal banoreve te Kuksit, Hasit dhe Tropojes po i provokon serish. Nuk mjafton qe kater prej tyre i mban padrejtesisht ne burg nepermjet veglave te tij ne gjyqesor por duhet qe ti provokoje me rishfaqjen e takses.

Per Ramen nuk ka rendesi qe banoret e ketyre zonave jane me te varfrit e Shqiperise. Per te ka rendesi te mbushe xhepat me milionat e gjobes korruptive qe ka vendosur per kete akt te paprecedent antipopullor dhe antikombetar.


I ke bere gabim llogarite Edi Rama. Nuk paske vene mend nga hera e pare. Kur njerezit humbin cdo shprese nuk ka force dhe arrogance qe ti ndale.

Harroje qe kuksianet apo cdo shqiptar te paguajne takse per ate rruge dhe kane te drejte te veprojne keshtu. Kij kujdes se kete rradhe do te te vijne deri ne Tirane. Dhe nuk do te jene vetem…”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...