Kur ishim të vegjël thurëm ëndrra për makina e telefona, tani duam të jemi prapë fëmijë

Nga Ermira Bicaj

Fëmijëria ime ruan të freskët aromën e djersës së trupit sa herë bënim lojrat në natyrë, ruan kujtimin e grumbullimit të pasditeve me femijët e lagjes, e mosbindjes së prindërve për t’u kthyer në shtëpi pa na zënë nata.

Fëmijëria ime kujton akoma gërvishtjet e duarve nga vrapimet pas topit, kujton plagët e këmbëve kur për herë të parë mësova biçikleten, apo vrapimet e tërbuara që të merrnin frymën sa herë dëgjoja pas meje të lehurat e ndonjë qeni rojtar të shtëpive të mëdha.

Fëmijëria ime kujton mirë gjithë skutat e lagjes që përdoreshin për t’u fshehur në lojën me argëtuese të fëmijeve “kukafshehti”, kujton shijen e lotëve që kam derdhur sa herë ime më më qortonte që të mos luaja futboll me çunat e lagjes,

se nuk është lojë për goca. Fëmijëria ime mban aromën e pemëve që na bënin të kacavirreshim mureve të komshinjve për të marrë ato fruta që nuk i kishim vetë në oborr, dhe gëzimin që ndieja kur këtë nuk e kishte parë askush.

Fëmijëria ime kaloi duke thurur ëndrra se një ditë do kishim makinën, kompjuterin dhe telefonin personal, se do bëheshim dikushi dhe do plotësonim të gjitha dëshirat që nga vinin në mëndje, se do bënim çfarë të donim e do shkonim ku të donim,

por tani që i kemi këto, kuptojmë se ajo që duam më shumë, është të kthehemi edhe një herë në fëmijëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...