Legjendat e Vllaznisë “qajnë” rrëzimin e klubit: Mbërritëm deri këtu, të na rrëzojë Kamza

Vllaznia ka përjetuar një nga momentet më këqija të historisë së saj, teksa pavarësisht fitores ndaj Skënderbeut në javën e fundit të Superiores, tashmë është një skuadër që i përket Kategorisë së Parë.

Një skuadër me histori të madhe në futbollin shqiptar, por që në këtë futboll, emri nuk mjafton dhe shembulli konkret e dëshmon këtë gjë.

Të shumta kanë qenë reagimet e figurave të njohura të futbollit shqiptar, të cilët nuk mund të rrinin indiferent në këtë situatë.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, disa nga legjendat e klubit shkodran, kanë shprehur keqardhjen e tyre për rrëzimin në Kategorinë e Parë.

Nëse flasim për fajtorët, përgjegjësia ndahet mes lojtarëve dhe drejtuesve të skuadrës, ndërsa rrëzimi i Vllaznisë në këtë sezon, ka ardhur në takimin e Shkodrës, pikërisht në atë barazim ndaj Kamzës. /vipsport/

Reagimet e legjendave të Vllaznisë.

Altin Xhahysa

“Jam shumë i zhgënjyer nga stafi drejtues i Vllaznisë që ka qenë dhe nga futbollistët. Një mangësi dhe një mosangazhim i tmerrshëm nga ana e lojtarëve, megjithatë për mua gabimin më të madh e ka bërë stafi drejtues”.

Luan Zmijani

“Nuk i ndali askush futbollistët që të merrnin 3 pikët me Kamzën. Nuk i ndali askush futbollistët që të fitonin ndaj Partizanit dhe shumë hapa të tjerë të gabuar që ata kanë bërë.

Lojtarët janë aktorët kryesorë dhe duhej të jepnin më tepër, për ta ndier fanellën e Vllaznisë, që skuadra të mos binte deri këtu”.

Ferid Borshi

“Mendoj se në radhë të parë ekipi i Vllaznisë nuk ka menaxhuar mirë skuadrën e vet, pasi edhe blerjet që janë bërë në ekip nuk ishin të goditura”.

Hysen Zmijani

“Janë shumë gjëra ato të cilat kanë ndikuar në mbërritjen e Vllaznisë deri në këtë pikë, sidomos lidhja e futbollit me politikën”.

Frederik Çapaliku

“Të mbërrij Vllaznia të diskutoj kaq shpesh mbijetesën. Në sezonin e shkuar e kemi bërë këtë me Tiranën.

Ne nuk kemi fituar me Kamzën dhe kjo ishte fatkeqësia më e madhe e këtij qyteti. Mbërritëm derisa na rrëzojë Kamza në Kategorinë e Parë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...