Gjoba dhe miliona, ja çfarë sjell vera te Vllaznia

404

Në Shkodër rënia prej Superiores është përjetuar keq, sidomos nga tifozët.

- PUBLICITET -

Drejtuesit kanë përgjegjësitë e tyre, edhe pse shpesh nuk kanë ngurruar të deklarojnë se kanë plotësuar të gjitha kërkesat.

Por nëse paratë janë dhënë, vonesat kanë qenë të pashmangshme dhe kanë pasur ndikimin e vet.

Tashmë në Shkodër i madh dhe i vogël presin që Bashkia ta privatizojë klubin, ndryshe situata do të mbetet e njëjtë dhe kuqeblutë nuk do të mund të ringrihen dhe të luftojnë për trofe.

Ndërkohë rënia prej elitës është shoqëruar edhe me gjoba për futbollistët, që dy pagat e fundit nuk do t’i marrin.

Zor se ndonjë do të kërkojë diçka, duke parë dështimin që pati Vllaznia.

Por kurioziteti është i madh për mënyrën se si do të organizohet ekipi sezonin e ardhshëm, kush nga lojtarët do të qëndrojë dhe kush do të ikë.

Me gjasa do të jenë të paktë ata që do të mbeten pjesë e kuqebluve, por klubi nga ana tjetër nuk është se do të heqë dorë falas për disa nga lojtarët, që janë të kërkuar në merkato.

Erald Çinari dhe Ardit Krymi janë dy prej lojtarëve që pritet të kenë oferta të rëndësishme, por jo vetëm ata.

Erjon Vucaj në planin personal bëri mirë me shkodranët dhe me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni për këta futbollistë dhe për të tjerët që pritet të dalin të lirë me përfundimin e kontratave.

Renato Malota gjithashtu do të mund të gjejë një tjetër ekip, sikurse edhe Olsi Gocaj, Arlind Kalaja, Xhevahir Sukaj e të tjerë. /EDS/

- PUBLICITET -