Një vit më parë Vllaznia kishte lotë gëzimi, një vit më vonë mungojnë lotët

471

Skradra e Vllaznisë këtë sezon nuk mundi të shpëtojë nga rënia në Kategorinë e Parë.

- PUBLICITET -

Shkodranët edhe pse fituan në ndeshjen e fundit në Korçë përballë Skënderbeut, nuk mundën të shpëtonin, sepse Kamza mposhti Partizanin në “Selman Stermasi”.

Si sot para një viti 27.05.2017-të luhej ndeshja e fundit për Vllazninë në “Loro Boriçi” kundër Tiranës.

Shkodranët mjaftoheshin vetëm me një pikë për të siguruar mbijetesën, ndërsa kryeqytetasit duhej të fitonin patjetër.

Prej një sezoni në ankth, ndeshja u mbyll në barazim 0-0 dhe kuqeblutë qendruan në Superiore.

Pas kësaj ndeshjeje në Shkodër të gjithë menduan se në klub do të bëhet një ndryshim, për sezonin e ardhshëm (sezoni që sapo u mbyll), por që jo vetëm ndryshime nuk erdhën, por rezultoi akoma më fatal, sepse 8 herë kampionët 5 e vendit  në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

- PUBLICITET -