Fushaj: Keqmenaxhim total, te Vllaznia shkatërruan edhe akademinë

Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, “armën” e tij të fortë në tetë vite investim te kuqeblutë ka pasur ringritjen e akademisë, nga ku dolën Sukaj,

Lika, Balaj, Vajushi etj., teksa disa prej tyre u shitën në Turqi në periudhën kur ai drejtonte klubin.

Në bisedën e djeshme për gazetën “Panorama Sport”, Fushaj theksoi se klubi ka keqmenaxhuar totalisht edhe ekipet zinxhir.

“Këta e kanë menaxhuar keq klubin, duke filluar nga mosha 10-vjeçare. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë te

Vllaznia që të vijë lojtari nga U-19, i dalë kampion, dhe të mos luajë as 10 minuta me ekipin e parë.

Pra, edhe ekipet zinxhir të akademisë këta i kanë menaxhuar si mos më keq. Keqmenaxhim total”,

ka thënë ish-kreu i klubit, i cili udhëhoqi Vllazninë drejt fitimit të Kupës së Shqipërisë në vitin 2008 dhe disa kualifikimeve në kompeticionet e UEFA-s.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...