Opinion/ Kryeministri Rama nuk e do Shkodrën, vëllai i tij ia la ndeshjen edhe Partizanit të Beogradit

Opinion nga Adriatik Dosti

“Kampionati i Turpit”

Me se fundi Superliga Shqiptare uli siparin …dhe mire beri dhe ishalla se ngre me kurre …nese mendon se keshtu mund te perligje te luaje ate

lloj sporti qe quhet me te drejte me i bukuri ne bote, me emocionuesi, me i dashuri e me i ndjekuri…

Kush nuk shiti e kush nuk bleu ndeshje gjate ketij sezoni…. kush nuk i beri pazaret sic deshi….

kush nuk leshoi e toleroi, kush nuk kalkuloi e kush nuk trukoi e kush nuk beri c’ju donte bytha atyre lart …

E ne nje histori kesisoj te futbollit shqiptar ku me te miret e tij te dikurshem e nder vite , ata qe ne vitrinat e tyre kane nje mori Titujsh, Kupash e

Trofeshe..e qe kane qene nder me te shquarit e kampionateve tona nder dekada …te tilla si Tirana, Dinamo, Vllaznia, Partizani, Labinoti, Besa, Apollonia, Luftetari, Tomorri, Beslidhja, Lushnja etj etj

…zbresin e ngjiten prej kategorie ne menyra nga me te cuditshmet e nga me te perfolurat…duket se dicka nuk shkon e shume-cka nuk eshte asesi krejt normale…

Vllaznia ra prej ….Superlige nuk eshte aspak fundi i botes dhe personalisht e paralajmerova kete tragjedi shkodrane para gjithkujt…jo se jam fallxhor i futbollit por i njoh mire ata qe jane

ne krye te tij si ne Federate. ..ashtu edhe neper klube, neper Bashki , ne kolegjume gjykimi , neper mediat llapaqene e kudo…

Ndihem vertet keq qe disa naive besuan e shpresuan se Partizani i Olsi Rames do ti jepte nje dore Vllaznise per te shpetuar.. ..dhe harruan se ai dhe i vellai i tij Kryeminister …qe nuk e shohin dot me

sy Shkodren …mezi e kane pritur kete dite …qe jo Kamzes t’ja linin ndeshjen por edhe Partizanit te

Beogradit vetem e vetem qe skuadra e Shkodres …histori e gjalle e futbollit shqiptar te rrokullisej drejt gremines…

Dhe per te qene realiste fare, Vllaznise me se shumti fajin ja ka vetja se sa Olsi, Partizani, Federata, Kamza apo dikush tjeter..dhe kete me mire se sa vete shkodranet besoj se askush tjeter nuk mund ta dije …

Skenderbeu u shpall kampion ..por ma do mendja se me vete ne historine e sukseseve me se shumti te merituara te tij do te regjistroje edhe nje rekord europian te

vecante..ate te nje skuadre kampione qe ne 5 ndeshjet e fundit te kampionatit merr vetem humbje…

leshon deri ne shperfillje e peson aq gola sa nuk i kish pesuar pothuajse gjate gjithe sezonit… dhe hajde pastaj me kete lloj bilanci e duke qene ne

fokus e nen lupen e UEFA …te kerkosh ta mundesh ate ne CAS… pak si e veshtire te besohet….

Ne 6 ndeshjet e fundit ..pese humbje e vetem nje fitore ..aq sa i duhej per te siguruar Titullin ..dhe 9 gola

te shenuar e 17 te pesuar nuk i bejne aspak nder Skenderbeut…ekipit, futbollit e qytetit te tij….

Gjithesesi korcaret jane kampione me merite e per kete askush nuk mund tu thote dot plac…sepse ishin dukshem

me te mire se te tjeret dhe e merituan plotesisht..

Kukesi vec merites si i dyti me i mire i Superliges shqiptare …ka vecantine e tij se na dhuroi nje talent brilant si Sindrit Guri…por edhe ai tek e pa

qe te gjithe nisen te leshojne ku ketu e ku atje…nuk mundi ti shpetoje dot tundimit te sindromes sde njohur prej vitesh te futbollit shqiptar…

Partizani …po dihet…me shume politik se sa sportiv …e natyrisht qe nuk mund te kishte dot fat tjeter…

As Kampionat, as Kupe , as Europe e nje mbyllje nga me te shemtuarat per emrin, fanellen e histoirine e tij…

Luftetari…sipas kendveshtrimit tim ishte i vetmi ekip shqiptar qe luajti denjesisht futboll te paster, te ndershemn e korrekt

…ku qe nga Presidenti Tavo e deri tek trajneri Lika e dyshja fantastike Abazi e Bregu por edhe i gjithe ekipi, stafi drejtues e tifozeria blu-zi meritojne fjalet me te mira…

e natyrisht me merite jane ne zonen europiane aq te enderrua per historine e

futbollit te ketij qyteti qe per vite me radhe i ka dhene futbollit shqiptar talente e emra teper te respektuar..

Laci…nje ekip qe per emrat e moshen e lojtareve qe ka si dhe punen e trajnerit te apasionuar vlonjat Mezini meriton vertet respekt edhe pse per sa i perket tifozerise vendase e sjelljes se saj kam rezervat e mija …

Flamurtari …eshte e vertete se qe skuadra me e demtuar e Superliges se ketij edicioni …;por tek e fundit deshtimi i tij

kesisoj ka edhe shkaqe e faktore te tjere qe gjithesesi duhen kerkuar brenda ne Vlore e jo vetem ne seline e FSHF ne Tirane…

Teuta …shpetoi se dijti te kalkuloje veten me mire e me sakte se te tjeret dhe ne kohen e hapin e duhur…

e mbi te gjitha nuk i vodhi gje askujt… beri ate qe do te bente cdo ekip ne pozicionin e saj dhe kaq.,.. madje e beri mire e sakte…

Kamza…nga kandidate per ne zonen europiane..”papritur ” e pa veten ne listen e te rrezikuarve per te rene prej Superlige…por

fale ”Fair Play”- it te Partizanit te Dalipit e Olsit qe pa pike turpi gjejne edhe kurajon te deklarojne se luajten ndershmerisht e dhane maksimumin e tyre …

skuadra e Xhelalit arriti te mbijetoje…dhe vete Xhelali ishte perfekt tek deklaroi qe te djelen ne Neës 24 si i ftuar nderi

se…ne fitojme ose nuk dalim pa pike ndaj Partizanit por edhe Vllaznia fiton ne Korce..e gjithesesi jemi ne qe do qendrojme ne Superlige e jo shkodranet…

Vllaznia …ra…dhe eshte hera e trete qe Shkodra e djepit futbollistik shqiptar e sheh skuadren e vet ne

ligen inferiore e larg me te mirave te futbollit shqiptar…por kjo lloj renie qe ka njeqind aresye, shkaqe, faktore e fajtore …

ne kete 100 vjetor te pritshem te kremtimit themelues te te parit klub futbolli ne Shqiperi djeg me shume se

kurre …ndaj dhe lotet e tfozerise e dashamiresve te shumte te Vllaznise jane vertet te dhimbshem sa me s’ka…

Lushnja…sic e nisi po ashtu edhe e bitisi.. dhe aresyet jane te shumta, …Bashkiake e sportive, financiare e menaxhuese …por te pakten nuk e shiti ne as e turperoi fanelen, emrin e historine e klubit te vet …

luajti futboll korrekt e nuk beri pazare me askend …sic bene ”te medhenjte ”e futbollit shqiptar…qe s’bene gje tjeter vecse turperuan veten ..

Pjesa me e dobet dhe me e perfolur e Superliges….padyshim Arbitrat e gjykimet e tyre qe sipas kendveshtrimit tim ..pa e tepruar fare ….

vetem 10-20 perqind e gabimeve te tyre mund te kene qene njerezore e te pranueshme …perqindja tjeter e qellimeshme, e komanduar , e kalkuluar qarte

dhe teper e denueshme per nje gare sportive qe pretendohet si e barabarte per te gjithe dhe e pa paragjykuar prej askujt…me se pari prej atyre te cileve u eshte besuar vendosja e drejtesise ne fushen e lojes…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...