Partizani-Kamza, zbardhet e vërteta për aktivizimin e Rezit

863

Ka qarkulluar së fundmi lajmi se ka pasur një gabim në protokoll për Kamzën dhe kjo mund t’i jepte shpresë Vllaznisë.

- PUBLICITET -

Ermir Rezi, autori i golit të Kamzës ka hyrë në fushë me fanellën numër 11, por ndërkohë në protokollin që u është shpërndarë gazetarëve, Rezi ka pasur numrin 19.

Menjëherë pas kësaj kanë nisur spekulimet, por në fakt bëhet fjalë për një gabim nga zyra e shtypit të Partizanit dhe protokolli i shpërndarë për mediat nuk përputhet me protokollin zyrtar.

“Panorama Sport” u interesua zyrtarisht pranë FSHF-së, dhe konfirmoi se Rezi i Kamzës ka luajtur konform të gjitha rregullave. Rrjedhimisht nuk ka asnjë shans për Vllazninë.

- PUBLICITET -