Kush është qyteti më çlodhës në Shqipëri? E thonë austriakët

Xhamitë janë të hapura për të gjithë njerëzit. Karrocat, makinat dhe çiklistët ndajnë një rrugë.

Shkodra është një qytet i qetë në Shqipëri dhe më çlodhësi nga të gjithë. Ndoshta, sepse historia ishte krejt ndryshe për të.

“Unë jam katolike dhe jam e martuar me një mysliman”, thotë Gloria. Vajza e re, Gloria, jeton në Shkodër,

qyteti më i vjetër në Shqipëri dhe kjo ka bërë që të ketë një qasje të relaksuar ndaj fesë – një model i rëndësishëm sot.

Në komunizëm, ishte ndryshe, Enver Hoxha shpalli në vitin 1967 shtetin e parë ateist në botë. Kishte kisha dhe xhami

të shkatërruara dhe klerikë të persekutuar, i kishin torturuar dhe i dërgonin në kampet e punës.

Shkodra e kishte shumë të vështirë të mësohej me atë regjim, siç dëshmohet nga salla e sapo hapur e Dëshmitarëve dhe Muzeut të Kujtesës në vendin e ish-policisë sekrete.

Pranë kullës së kishës françeskane qëndron xhamia Ebu Bekir, e cila mund të vizitohet nga kushdo, por fillimisht duhet të hiqni këpucët para se të hyni.

Gloria punon si rrobaqepëse në një fabrikë, mbrëmjeve e kalon kohën ulur në një nga pastiçeritë në rrugën Kole Idomeneo.

Ka kaq shumë kafene në këtë zonë sa mezi mund të fotografoni ndërtesat tregtare dhe rezidenciale njëkatëshe për shkak të çadrave të ngritura nëpër kafene.

Kalaja e Rozafës, fonoteka Marubi, lundrimi gjatë verës në Koman, shëtitja me biçikleta përgjatë Bunës, një vakt me peshk, Ura e Mesit dhe shumëçka tjetër që i ka bërë përshtypje reporterit austriak të “Die Presse”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...