SHTYLLA ELEKTRIKE RREZIKON QYTETARËT SHKODRANË

Këto janë pamjet të cilat i përkasin kësaj të Hëne. Shtylla e tensionit të lartë prej betoni tek rrugica e “Azilit të Pleqve” në Shkodër është amortizuar dhe rrezikon të bjerë nga casti në cast.

Sic duket përmes pamjeve ajo ka pësuar carje , ndërsa mbahet vetëm nga disa hekura që janë të betonuar.

Materialet prej hekuri janë aq të imtë saqë një stuhi do ta rrëzonte këtë shtyllë e cila duhet theksuar se është e tensionit të lartë dhe shërben për të furnizuar me energji elektrike zonën në fjale.

Banorët jashtë kameras thonë se e kanë parë mëngjesin e sotëm shtyllën në këtë gjendje ndërsa që deri tani askush nuk ka marrë asnjë masë.

Të kontaktuar nga Star Plus drejtues të OSHEE thanë se janë në dijeni të problemit dhe se shumë shpejt do të nisë puna për ndërrimin e shtyllës.

Më e keqja është se kabllot e energjisë elektrike si dhe ato të telefonisë janë vendosur dhe rrëzimi i saj do ta bënte edhe më të vështirë situatën.

Ndërkohë përgjatë kësaj rruge edhe të tjera shtyllat elektrike kanë nisur që të amortizohen dhe në çdo moment mund të rrëzohen.

Sakaq situata ne rrugët e Shkodrës vijon te jetë e njëjtë nga kabllot ajrore te kompanive private qe vijojne te refuzojne me force çdo ultimatum te leshuar nga institucionet pergjegjese.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...