Vllaznia me tifozë-muzikanta në tribunë, por “pa melodi” në fushë

Në ndeshjen ndaj Kamzës në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” kanë qenë të pranishëm mbi 5 mijë tifozë.

Ata kishin ardhur për të mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe në mes tyre, nuk kanë munguar as tre tifozë të veçantë.

Tre këngëtarët e njohur, shkodranët Bujar Qamili e Bardh Spahja si dhe ulqinaku Gëzim Salaj.

Ata si në shumë ndeshje të tjera, nuk mungojnë të jenë në shkallët e stadiumit për të mbështetur kuqeblutë.

Megjithatë, as prania e tyre dhe as prania e shumë tifozëve të tjerë nuk ka mjaftuar që Vllaznia të fitonte në këtë ndeshje shumë delikate.

Kuqebluve nuk u kanë munguar muzikantët në tribunë por u ka munguar “melodia” e duhur në fushën e lojës.

Tashmë skuadra shkodrane rrezikon shumë për rënien nga Superliga megjithatë janë për t’u luajtur edhe tre

ndeshje të tjera për të cilat, Qamili, Spahja e Salaj mendojnë se ka ende shanse për të shpëtuar.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....