“Shqiptari” që mohon Nënë Terezën, Skenderbeun, Historinë, Gjuhën, Kulturën dhe Ilirinë, a mund të ketë gjak shqiptari…

Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq.

Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar. Për të, Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë figura fetare të katolikëve dhe nuk kanë të bëjnë me shqiptarët myslimanë.

Në fillim u habita dhe nuk isha në gjendje ta kuptoj qëndrimin pro serbo-rus,

dmth pro sllav dhe shumë antishqiptar të hoxhës radikal nga Malezia, Olsi Jazexhi.

Për ne shqiptarët, që për fat të keq dhe pa fajin tonë, mbetëm jashtë kufirit të Shipërisë mëmë, qëndrimet shumë ekstreme dhe antishqiptare të Jazexhiut,

Mustafa Nano e ca budallenjëve të tjerë, që për fatin tonë janë pakicë, na çudisin dhe na lënë pa tekst.

Për ata që nuk e njohin, Olsi Jazexhi është i lindur në një fshat të largët dhe malor të Devollit të Korçës.

Në fshatrat përreth Korçës e Pogradecit ka edhe asi personash që për interesa personale e për para, prezantohen

edhe si grekë, bullgarë, maqedonas e serbë. Sipas urrejtjes së madhe që ka dhe qëndrimeve antishqiptare, shihet se edhe Olsi ka rrënjë greke apo

serbo-bullgare. Ka mundësi të ketë edhe rrënjë osmano-anadollake, sepse mbiemri Jazexhi është mbiemër turk.

Për shumë vite, ai është mësuar dhe trajnuar në Kualla Llumpur të Malajzisë, në fillim për teologji dhe pastaj

për Historinë e Qytetërimit Osman, por trajnimi dhe detyra që ai ka marrë mbi vehte është, që ai sa më rëndë dhe sa më keq ti fyej shqiptarët, historinë

e tyre të lashtë iliro-pellazge dhe të bëjë përçarje sa më të madhe fetare në mes tyre.

Ai si agjent i specializuar – sekret, serbo-rus është dërguar me detyra speciale në shumë vende të

Orientit, që nga Arabia Saudite deri te Tailanda, Algjeria, Singapori, Turqia… dhe në fund ka ardhur në Shqipëri. Olsi prezentohet edhe si hoxhë e musliman i devotshëm por shihet se ai është i

mësuar specializuar e i trajnuar nga sigurimet sekrete serbo-ruse që ta prezentoi Islamin si fe shumë radikale, fe që nuk i pranon dhe nuk i

don fetë e kombet tjera në botë, dhe si fe që i urren dhe duhet t’i luftojë fetë tjera në Ballkan, Evropë e Botë…

Ai pra është i interesuar që të prezentoi historinë e feve në Ballkan dhe presioni që bëhet kundër shqiptarëve muslimanë në Shqipëri është shumë i madh dhe se ai presion i ka kthyer nga turq në shqiptarë.

Duke poseduar fonde të huaja dhe duke i paguar fortë mediat shqiptare, ai është aktiv në shumë media dhe shkruan me urrejtje të madhe kundër kombit shqiptar.

Është aktiv dhe merr pjesë edhe në debate mbi historinë, politikën dhe mënyrën se si shqiptarët janë turq e arab dhe se

kombi shqiptarë është i shpifur nga Italia e Austria dhe se asnjëherë nuk ka eksistuar.

Se ai është pro serbë dhe punon për teoritë e Akademisë serbe,

ku thuhet se shqiptarët nuk eksistojnë si komb, por janë turq dhe se duhet te shpërngulen për në Turqi, e vërteton edhe vizita që ai ia ka berë përmendores më të madhe serbe në

Gazimestan të Kosovës dhe fotografisë së tij ku ai na përshëndet me tre gishtat lart, që është përshëndetje e radikalëve dhe shovenistëve serbë. Pikërisht nga ky vend famëkeq, prej ku Jazexhiu na

përshëndet me tre gishta, lugati Millosheviq, me tre gishtat lartë, e filloi fushatën luftarake për zhdukjen e shqiptarëve.

Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq.

Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar. Për të, Skënderbeu dhe Nëna Tereze janë figura fetare të katolikëve dhe nuk kan të bejnë me shqiptarët myslimanë, ndërsa Rilindja e Naim Frashërit e sajoi Gjergjin si figurën më të madhe historike shqiptare.

Në këtë rast Jazexhiu harron se vetë Naimi me vëllezrit ishin myslimanë të devotshëm, por asnjëherë nuk thanë se Skënderbeu nuk është i tyre dhe se shqiptarët janë turq apo arabë. “Në Shqipëri

dhe Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën e nuk mund të pranojnë si heronj figura nga propaganda katolike”, thotë Jazexhiu.

“Kemi qenë turq” deri në vitin 1912, dhe se Perandoria Osmane nuk i ka pushtuar shqiptarët, sepse ata

nuk kanë ekzistuar. Pastaj “historiani” hudum, Olsi Jazexhiu e ndryshon mendimin që Italia e

Austria i shpikën shqiptarët dhe thotë se “Shqipëria është pjellë e Turqisë europiane”.

Ai shpreson se historia do të rishikohet dhe se në tekstet shkollore “do

të mësojmë se përpara vitit 1912 ne shqiptarët kemi qenë osmanë”.

Olsi Jazexhi ka nënshtetësi dhe dokumente të disa shteteve dhe se fundmi ka marrë edhe nënshtetësinë e

Kanadasë, por momentalisht është në Tiranë, ku punon dhe kontribon për sigurimin serb dhe detyra e tij e madhe e më kryesore eshtë që në Shqipëri e

Kosovë të krisë lufta ndërfetare dhe pastaj të ndërhyjë Serbia për të

qetësuar dhe bindur shqiptarët se ata janë turq dhe se duhet të shpërngulen për në Anadoll…

* Në foton kryesore Olsi Jazexhi që na përshëndet me tre gishta, simbolin serb.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...