Horror në vendin ku u vra dhe u dogj kosovari. Detaje të reja

1 ditë pas ngjarjes makabër në Borizan të Fushë-Krujës, detaje të reja zbardhen nga ngjarja e cila është sa misterioze, por edhe e rëndë e gjetjes të trupit të 61-vjeçarit, Xhafer Osmani, të vrarë e më pas të djegur brenda makinës. Dyshimet flasin se i ndjeri është qëlluar më parë në kokë dhe më pas është djegur brenda mjetit.

Sot në Fushë-Krujë ka mbërritur edhe vëllai dhe nipi i të ndjerit, të cilët kanë dhënë detaje për grupin hetimor. Nipi i viktimës ka pasur edhe kontaktin e fundit me xhaxhanë, i cili i kishte thënë se do të ikte për një ditë në Shqipëri për të mbyllur një punë. Por prej tre ditësh, ka pohuar nipi para grupit hetimor, kishin humbur çdo kontakt me 61-vjeçarin.

Dëshmitarë kanë pohuar se kanë parë në atë vend ditën e krimit një person që ikte me vrap, por pa konfirmuar nëse ka lidhje me ngjarjen apo të japin një identikit të personit që vraponte. Për motivin e këtij krimi, prokuroria ngriti fillimisht dyshimet e një vrasje për shkak të ndonjë lidhje intime të viktimës në Shqipëri, por për këtë pistë nuk ka shumë prova.

Osmanin e njihnin edhe si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona, ku u gjet makina e djegur. Kështu të paktën e njohin kosovarin në Fushë-Krujë.

Nga publikimet në faqen e tij në Facebook duket që ai kishte qenë disa herë në Shqipëri. Xhafer Osmani ka postuar foto nga Durrësi, Saranda dhe qytete të tjera të Shqipërisë gjatë vizitave në 2016 dhe 2017. Herën e fundit ai u fut në Shqipëri në datë 29 Prill 2018 nga Morina, ndërsa dje u gjet i karbonizuar brenda makinës së djegur në Fushë Krujë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...