VLLAZNIA-FLAMURTARI: Tërbohet Presidenti: Arbtri i ndeshjes bir k…., vëzhguesi bastard i FSHF-së

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi nuk i kanë mbajtur nervat pas ndeshjes së sotme me Vllazninë.

Në mikrofonin e RTSH Sport, Idrizi e ka cilësuar arbitrin e ndeshjes një bir k… që shau me libër shtëpie futbollistët e tij.

“Nuk bëhet fjalë për tension këtu bëhet fjalë për bijë kur*ve. Nuk kam më koment. Kam zbritur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.

Gjyqtari ka sharë me libër shtëpie tifozerinë dhe lojtarët.

Sot do shkoj në polici të bëj një denoncim. Këta lloje bastardësh mos kuptojnë se ne jemi tokë e butë këtu dhe mund të bëjnë ç’të duan.

Krahas shtetit ne jemi të Zotë ti dalim Zot vetes tonë. Në Vlorë nuk ka bir nëne të shajë vlonjatët me libër shtëpie.

Arbitri do të vijë me ne në polici tani. Një arbitër bastard që bën këtë që bëri. Janë pjesëtarët bastard të FSHF-së që shajnë me libër shtëpi futbollistët e Flamurtarit, është çudi e madhe.

Vetëm në këtë vend bëhen këto gjëra. Zbres poshtë për tu takuar,

kur shiko, anësori, shahej me libër shtëpi, dhe bënte grusht me lojtarët e Flamurtarit.

Vëzhguesi bastard i FSHF-së, Bujar Pregja nuk reagon, por nuk kam çfarë të bëj thotë. Tuneli i Flamurtarit u kthye në arenë boksi sot.

Këta janë bastardët që komandojnë futbollin shqiptar sot”, deklaroi Sinan Idrizi për mikrofonin e RTSH pas ndeshjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...