Vllaznia merr një lajm të keq në pragndeshjen me Flamurtarin

Takimi me Flamurtarin po afron dhe në këtë pragndeshje, drejtuesit e Vllaznisë kanë marrë një lajm të keq.

Në fakt kishin pritur një përgjigje tjetër për çështjen në fjalë, por ka rezultuar ndryshe.

Bëhet fjalë për sulmuesin kryesor të saj Xhevahir Sukaj. I dëmtuar dje në stërvitje, ai sot ka udhëtuar drejt

Tiranës me shpresën e ekzaminimeve të duhura dhe prej të cilave shpresohej që sulmuesi do të merrte “ok”-in për të luajtur në Vlorë.

Por nuk ka ndodhur kështu. Mjekët i kanë rekomanduar pushim për nesër dhe për këtë arsye, trajneri Gjoka nuk e ka përfshirë fare në 18-shen e këtij takimi.

Në vend të Sukajt pritet që në sulmin kuqeblu ndaj Flamurtarit të luajë Andi Ribaj.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...